Hoti: LAA mund ta çojë presidentin Thaçi në Kushtetuese

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 20:03 | Nga

Koalicioni LAA do ta çojë presidentin e vendit, Hashim Thaçi, në Gjykatën Kushtetuese, në qoftë se ai nuk i jep mandatin grupimit të dytë, nëse dështon grupimi i parë.

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa nuk sheh shpresë në krijimin e një qeverie nga koalicioni PAN.

Kandidati për kryeministër i këtij blloku, Avdullah Hoti, në Rubikon të KTV-së, ka thënë se janë të hapur për të gjitha partitë, përpos PDK-së.

Papjekuri politike i ka quajtur Hoti ftesat për takime të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

Hoti ritheksoi fjalët e kryetarit të partisë së tij se jo me çdo kusht duan të marrin pjesë në qeverisje.

Në rast të mosplotësimit të kushteve, LDK-ja shkon në opozitë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme