Hoti, takon ambasadorin e Hungarisë

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë, shkëlqesinë e tij, László Márkusz.

Ambasadori Markusz, e uroi zëvendëskryeministrin Hoti për postin e ri në Qeverinë e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar dhe mbështetur shtetin e Kosovës.

Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Hoti dhe ambasadori Markusz biseduan rreth  çështjeve të ndryshme aktuale, si dhe për sfidat të cilat e presin Qeverinë e Kosovës.

Të ngjashme