Hoxha falënderon eurodeputetët Sholtes dhe Fajon për deklaratat rreth liberalizimit për Kosovën

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, sot ka vlerësuar lart deklaratat e euro deputetit dhe Raportuesit për Kosovën z. Igor Sholtes dhe raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, znj. Tanja Fajon.

“Ne presim nga Këshilli i Ministrave që të përdorin standarde të njëjta për çështjen e njëjtë, këtë e meritojnë qytetarët tanë. Madje, në rastin tonë, vlerat e BE-së, nuk presim të bien ndesh me vlerat e proklamuara, edhe për Kosovën”, ka shkruar ministrja Hoxha në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë i ministres Hoxha:

“Dy qëndrimet e sotme, të Z. Sholtes dhe znj. Fajon, janë për çdo respekt, ngase, rikonfirmojnë qëndrimet tona, vizionin dhe besimin tonë, në punën dhe përkushtimin e përbashkët me BE-në dhe faktorët tjerë relevantë për liberalizim.

Ne presim nga Këshilli i Ministrave që të përdorin standarde të njëjta për çështjen e njëjtë, këtë e meritojnë qytetarët tanë. Madje, në rastin tonë, vlerat e BE-së, nuk presim të bien ndesh me vlerat e proklamuara, edhe për Kosovën!”

Të ngjashme