Hoxha: Kroacia përkrah Kosovën në të gjithë hapat integrues

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim, ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, me ç’rast diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimi i ndërsjellë në fushën e integrimeve.

“Kroacia është përkrahëse e fuqishme e Kosovës, në veçanti kjo përkrahje është e rëndësishme në procesin integrues, marrja e përvojave të këtij procesi si dhe fuqizimi i bashkëpunimit për realizimin e Agjendës Evropiane të Reformave”, potencoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se edhe më tej pret përkrahje edhe në komisione ku Kroacia është e pranishme, duke promovuar të arriturat dhe duke i qëndruar krah Kosovës në procesin integrues.

Ambasadorja Kapitanoviq e përgëzoi Ministren Hoxha për përkushtimin në procesin integrues, duke cekur se Kroacia do të qëndroj krah Kosovës në të gjitha proceset integruese, duke i kontribuar mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, fuqizimit të paqes dhe mirëkuptimit në rajon dhe më gjerë dhe shtoi se Kosova do ta ketë përkrahjen e Kroacisë për liberalizim.

Të ngjashme