Hoxhaj i zhgënjyer me Kurtin: Situata në veri humnerë politike, nuk është vakum

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 12:56 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, në interpelancën kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se është i zhgënjyer nga fjalimi i këtij në seancë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, situata në veri të vendit nuk është vakum, por humnerë politike.

“Kam pasur pritje që kryeministri i Kosovës nuk e fillon fjalimin e tij duke na treguar se çka shkruan në komunikatën e Bashkimit Evropian, por na jep informatë të plotë për atë se çfarë ka ndodhur deri më tash në veri. Me më shumë dëshirë do të diskutoja në një seancë të mbyllur dhe të flasim shtruar e seriozisht për këtë temë”.

“Është fillimi më i vështirë që ka pasur ndonjëherë Kosova në 20 vitet e fundit. Nuk është vetëm vakum, por humnerë politike ku komunat e Kosovës janë pa kryetar, stacionet e policisë janë pa policë, institucionet e drejtësisë janë pa prokuror dhe gjykatës”.

“Situata në veri nëse doni thoni është vrimë e zezë e nëse doni thoni është gropë e madhe politike se aktualisht nuk ka institucione shtetërore e as proces politik për t’i krijuar ato. Më vjen keq ta them se data e 5 nëntorit është ora më e keqe e historisë moderne të shtetit të Kosovës. Çka kemi ndërtuar nga viti 2008, është shembur atë natë”. 

Të ngjashme