Hoxhaj kërkon arsim më cilësor pas pushimit dimëror

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 14:23 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vizituar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ku i bëri thirrje institucioneve të vendit që gjatë pushimit një mujor të bëjën një plan program më cilësorë për zhvillimin e orëve mësimore në kohë pandemie, raporton Ekonomia Online.

“Qëllimi i vizitës është që ta falënderojmë SBAShK-un , t’i themi se jemi me ta të cilët kanë qenë viktimë e Covidit. Mësuam që numri i tyre është shumë i madh , mbi 2 mije 400 mësimdhënës janë prekur. Në një anë ne si PDK menojmë se duhet të ruhet shëndeti i të gjithëve, por edhe Qeveria duhet të merret me cilësinë në arsim. Ajo sa çfarë ka ndodhë në gjysmë vjetorin e parë mund të them se kemi një gjeneratë të humbur për shkak të Qeverisë. Këto shqetësime ne i kemi ngritur, në vend që gjatë verës të planifikonte këtë vit mësimor me cilësi më të madhe, ne megjithatë i ftojmë që tani në këtë pushim të bëjnë një plan më të mirë”, tha Hoxhaj.

Më tej, kryetari Hoxhaj ka thënë se edhe ndërprerja e mësimit para kohe ishte një vendim jo i drejtë nga qeveria.

“Ju e dini që e kanë pasur një plan A, B dhe C dhe tash kanë dalur në opsionin D dhe e kanë ndërprerë mësimin para se të përfundojë procesi mësimor, sikur se është paraparë me kurikulën e vitit përkatës. Këto shqetësime i ngrisim për këtë arsye.”, ka thënë kryetari në detyrë i PDK-së.

Kryetari Hoxhaj i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që tash gjatë një muaji pushim të merret seriozisht që kur të fillojë pjesa e dytë e vitit shkollor ta dinë ,që nëse rritet numri i rasteve me të infektuar në Kosovë, atëherë të jenë të përgatitur për mësimin online.

“Këtu duhet që të kemi një mendim të plotë se çfarë duhet të ndodhë në sistemin tonë shkollor në kuptimin e digjitalizimit, të pajisjes me kompjuterë të të gjitha shkollave të Kosovës dhe qasjes në internet. Këto tema në vitin 2020 nuk janë më fizikë bërthamore, se të ketë internet dhe pajisje teknologjike kudo dhe të ketë mësimdhënës, të cilët mund ta përdorin teknologjinë për të ofruar pëmbajtje arsimore nuk është siç ka qenë para 20 vitesh.”, ka thënë Hoxhaj.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka falënderuar kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj, për mbështetjen dhe reformën e tij të vazhdueshme për arsimin në Kosovë, edhe gjatë kohës sa ishte ministër kur ishin dyfishuar pagat për mësimdhënësit, por edhe sot në rolin dhe pozicionin e tij të ri.

“E falënderoj kryetarin Hoxhaj për mbështetjen. Ne jemi të interesuar që të ulemi së bashku me të dhe PDK-në dhe të gjejmë mënyra të përbashkëta bashkëpunimi në të mirë të arsimit në Kosovë. Mbështetja e zotërit Hoxhaj edhe në kohën sa ka qenë ministër i arsimit, ku kemi pasur dyfishimin e pagave për mësimdhënës, edhe sot, është e mirëseardhur dhe shumë domethënëse për ne.”, ka thënë Jasharaj.

Në fund, kryetari Hoxhaj ka thënë se idea e lirisë ka lindur shpeshherë në zemrat e nxënësve dhe mësimdhënësve dhe sot është pranë një sindikate, pranë mësimdhënësve, duke u uruar shëndet gjatë kësaj periudhë të pandemisë.

Vlerësim për kër vit shkollor të njëtë shrpehu edhe kreu i SBAShK-ut Rrahaman Jashari. Ai po ashtu tha se do të japin kontributin e tyre per zëvendësim e orëve.

“SBASHk e ka thënë publikisht që ky vit ka qenë i vështirë ne do të bëjëmë ç’mos që të kompenzohen ditët e humbura. Institucionet duhet të japin më shumë për arsimin edhe për kërkesat tona por edhe për rritjen e cilësisë së arsimit”, tha Jashari.

Të ngjashme