Hoxhaj nga SHBA: Dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellët

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit në Washington D.C. ka takuar drejtoreshën për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore, Susan Falatko.

Në këtë takim u diskutua për dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëveshjen finale e cila duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.

“Diskutim i mirë me drejtoreshën për Çështje të Evropës Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Susan Falatko, në lidhje me zhvillimet në Kosovë dhe rajon, si dhe arritjen e marrëveshjes ligjërisht obliguese për normalizim të plotë dhe njohje të ndërsjellët”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Të ngjashme