Hoxhaj pas përjashtimit të Rusisë nga KE: Kosova të aplikojë, jo nesër, por sot

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës, ka thënë se kjo është mundësi e artë për Kosovën që të aplikojë për anëtarësim.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, aktualisht nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, është shprehur se përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës le t’i paraprijë anëtarësimit të Kosovës në KE.

Tutje, Hoxhaj ka thënë se mundësi të tilla të arta nuk duhet të injorohen, por të shfrytëzohen.

“Mirëmëngjesi Kosovë! Përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës le t’i paraprijë anëtarësimit të Kosovës! Mundësi të tilla të arta nuk injorohen, por shfrytëzohen! Është koha që Kosova të aplikojë, jo nesër, por sot!”, ka shkruar Enver Hoxhaj në Facebook.

Të ngjashme