Hykmete Bajrami nuk raporton në Komisionin për Buxhet

Prishtinë | 07 Tet 2020 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, nuk po merr pjesë në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës.

Raportimin në këtë komision po e bën zëvendësi i saj Agim Krasniqi.

Komisioni për Buxhet diskuton për masat e marra fiskale ndaj situatës me COVID-19.

Në komision është shqyrtuar Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit, nxitja dhe levimi i mundësive për siguriminë e ujit.

Ndërsa, në rend dite ka edhe shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë për kredi ndërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës, instrumenti për financim të sektorit publik për reagim të shpejtë ndaj COVID-19.

Po ashtu Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Si dhe shqyrtimi i Projektligjit nr.07/L-036 për Ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme