Identifikohen një numër i madh i shkeljeve në fushën e tatimeve nga partitë politike

Prishtinë | 17 Mar 2022 | 14:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shqyrtuar raportet e Auditimit të Partive Politike për vitin 2018 deri më 2020, me ç’rast janë identifikuar një numër i madh i shkeljeve në fushën e tatimeve nga partitë politike, raporton Ekonomia Online.

Valmira Selmani nga Zyra për Regjistrim te Partive Politikë dhe Certifikim, tha se gjatë kësaj kohe kanë identifikuar një numër të shkeljeve në fushën e tatimeve siç janë mos pagimi i tatimeve në page dhe mospagesa e tatimit në qira.

Me këtë rast, ajo tha se i kanë rekomanduar që dërgimi i raporteve të auditimit të raporteve financiare të partive politike të vitit 2018, 2019, 2020 të përfillet nga ATK-ja

“Zyra ka pranuar raportet vjetore të partive politike po ashtu edhe raportet financiare të partive politike, të cilat janë audituar nga auditori që përzgjidhet nga Kuvendi i Kosovës përmes Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Ne kemi pranuar këto raporte dhe kemi filluar t’i shqyrtojmë kopjet e raporteve të auditimit. Po ashtu në përputhje me ligjin për financimin e subjekteve politike më saktësisht, neni 19 pika 11 Zyra ka rekomanduar dërgimin e raporteve të auditimit te agjencioni kundër korrupsion në përputhje me mandatin e saj e cila mund të ekzaminoj këto raporte”, tha ajo.

Teksa ka folur për raportet e Auditimit të Partive Politike, ajo tha se një numër i madh i shkeljeve janë hasur sa i përket fushës së tatimeve, siç mos pagimi i tatimeve në page dhe mospagesa e tatimit në qira

“Gjatë shqyrtimin e drafteve të para, në gjetjet e raporteve të auditiorit ku partitë politike kanë bërë shkelje gjatë raportimit të tyre dhe në shpalosjen e raporteve të tyre në opinionin e komisionin e Venedikut pika 32 rekomandon që autoritetet përkatëse, si zyra e Prokurorit të Shtetit, Agjencia Kundër Korrupsion, Njësia Inteligjencës Financiare dhe Administrata Tatimore e Kosovës mund t’i shqyrtojnë raportet e auditimit nëse ata kanë identifikuar shkelje në dispozita ligjore”, tha ajo.

“Ne kemi hasur dhe kemi identifikuar një numër të shkeljeve në fushën e tatimeve siç janë disa raste mos pagimi i tatimeve në page, mospagesa e tatimit në qira. Zyra Rekomandon që dërgimi i raporteve të auditimit të raporteve financiare të partive politike të vitit 2018, 2019, 2020 të merren parasysh nga ATK-ja”.

Të ngjashme