Ish – Këshilltari i Haradinajt ia drejton pyetjen e radhës Kurtit

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi i ka bërë sot pyetjen e tetë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Përmes një shkrimi të bërë në Facebook, këshilltari i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, e ka pyetur Albin Kurtin, për reciprocitetin dhe tarifën.

“Më 2 mars 2020 Kryeministri Kurti e tha një të vërtetë për çka meriton lëvdata por e tha edhe një kinse/argumet, duke u thirrë në një tëeet të Presidentit Donald Trump. Vërtet Presidenti amerikan e cilëson veten si njeri të tarifave!

E mundshme që Presidenti Trump përdor dyja konceptet, varësisht kontekstit, prandaj nuk është argument për heqjën e taksës një tëeet i tij, sipas Kryeministrit Kurti, të postuar më 10 tetor të vitit 2019, kur paskësh thënë se reciprociteti është fjala e tij e preferuar”, thotë Matoshi.

Ai tutje, ka përmendur edhe një deklaratë që sot gjatë ditës e dha Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, që Kosovës do t’i hiqet edhe një njohje.

”Sëkëndejmi, Kryeministri Kurti, një tweet të Presidentit amerikan, e përdori si argument për t’i bindur deputetët se tarifa duhet hequr. Mirëpo, çfarë ka për të thënë Kurti ndaj argumentit të ri, që Trump po i mbështet tarifat dhe kjo është fjalë e preferuar e tij!? Derisa në Kuvendin e Kosovës debatohej për tarifën 100%, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dačić tha se edhe një shtet afrikan është afër çnjohjës së Kosovës. Serbia është anëtare e OKB-ve dhe Kosova nuk mund t’i heq njohje por a i duket Kryeministrit se vullneti i mirë po shpërfillet nga Serbia zyrtare? A beson ai se pas 15 marsit, Serbia do ta ndërrojë qasjen?”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme