Ish-këshilltari i Veselit me vetëm 4 euro në bankë

Prishtinë | 03 Gus 2020 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Avni Bytyçi, ish këshilltar i Kadri Veselit tani zëdhënës i PDK-së ka vetëm 4 euro të kursyera.

Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë kundër Korrupsion ai ka bërë të ditur se në njërën nga institucionet financiare ka vetëm 4 euro e 74 centë.

Por, Bytyqi ka deklaruar se në pronësi të përbashkët ka një tokë në vlerë 75 mijë euro.

Gjithashtu në pronësi të tij ka edhe një veturë të tipit BMW X1 në vlerë 12,500 euro, për të cilën ka deklaruar se e ka blerë me kredi.

Zëdhënësi i PDK-së ka aksione edhe në një shoqëri komerciale, me emrin ‘The Avocado Shop’, ndërsa kapitali arrin në 20 mijë euro.

Të ngjashme