Ish-zëvendësministri Mustafa ka një thirrje për votuesit: Jo votë për mercenarët e Shoqërisë Civile

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Ish zëvendësministri nga Partia Demokratike e Kosovës, Nehat Mustafa ka porositur qytetarët që të mos votojnë kandidatët për deputet që kanë hyrë në politikë përmes shoqërisë civile. Ndonëse nuk ka përmendur emra, Mustafa ka thënë se ata janë mercenarë.

“JO votë për mercenarët e Shoqërisë Civile”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Sipas tij,  e keqja më e madhe i vije nga subjektet politike të cilat sipas modelit agjenturor rekrutojnë pjesëtar të Shoqërisë Civile dhe të njëjtit pastaj i përdorin si zëdhënës të tyre dhe krejt kjo në emër të “zërit qytetar”.

“Ata tē cilët shfrytëzuan Shoqërinë Civile për interesa të subjekteve politike, nuk janë asgjë tjetër pos mercenarë tē mendimit tē lirë, tek të cilët e pakuptueshmja e djeshme lehtësisht bëhet e kuptueshme deri nē shkallë kauze.”, ka shkruar ai.

Mustafa është shprehur se ish- pjesëtarët e shoqërisë civile të cilët sot garojnë për deputet janë kandidat pa identiet politik.

“Ish analistët e Shoqërisë Civile të cilët garojnë në zgjedhje ( duke keqpërdorur punën dhe mundin e mijëra aktivistëve të sinqertë) janë kandidat pa identitet politik, prandaj ata janë marioneta që nuk meritojnë të votohen nga qytetarët . Le të kërkojnë vota nga kasta e tyre mashtruese dhe le ta marrin kështu vendin qē e meritojnë mercenarët mashtrues.”, ka thënë Mustafa.

Të ngjashme