Italia mbështet perspektivën evropiane të Kosovës

Prishtinë | 18 Tet 2016 | 15:58 | Nga

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë,  Skender Reçica, pritën sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, Ambasadorit të ri italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, i ka uruar suksese në detyrën e re.

Në këtë takim, përveç karakterit njoftues, temë diskutimi ishte situata politike në vend, raportet e vendit me BE-në, në veçanti me Italinë dhe zhvillimet tjera ekonomike, sociale, etj, në Kosovë.

Limaj, Ambasadorit italian i shprehi mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të shtetit të Italisë në proceset demokratike të Kosovës dhe shprehu vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ambasadori Sardi, tha se e çmon angazhimin e NISMA-s pro integrimeve europiane të Kosovës, dhe uroi që edhe në të ardhmen NISMA të vazhdojë të jetë e tillë, dhe të ketë sa më shumë suksese, në shërbim të qytetarëve të vendit.

Ambasadori italian, tha se Italia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën europiane të Kosovës.

Në fund, të dy palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin sa më të ngushtë e cilësor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme