Jep dorëheqjen nënkryetarja e AAK-së

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Ish zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Magbule Shkodra ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Shkodra ka thënë se lajmin për dorëheqje ia ka kumtuar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“E nderuara anëtarësi e AAK-së,Ju njoftoj se sot e kam informuar kryetarin Haradinaj se kam vendosur që të jap dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha përgjegjësitë si dhe nga vetë partia. Dëshiroj të falënderojë të gjithë qytetarët,kolegët/et dhe aktivistët/et e AAK-së për mbështetjen e tyre gjatë angazhimit tim në AAK”, ka thënë ajo përmes një postimi në Facebook.

Tutje, ajo ka shkruar se “do të angazhohem për të mirën e qytetarëve dhe vendit sa herë që është nevoja”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme