Kadaj-Bujupi kërkon nga ministrit Veliu që të gjithë policët të paguhen prej 300 eurove shtesë

Prishtinë | 18 Sht 2020 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi i ka kërkuar ministrit të Brendshëm Agim Veliu, që të bëjë pagesën prej 300 euro shtesë për të gjithë policët e Kosovës.

Gjatë interpelancës së Veliut në Kuvendin e Kosovës, Kadaj- Bujupi,ka thënë se Policia e Kosovës së bashku me personelin shëndetësor, kanë qenë në vijën e parë në luftimin e pandemisë.

“Policia e Kosovës kanë qenë në vij te parë bashkë me mjeket e shumë të tjerë prej fillimit të pandemisë. Ata janë të paret që u rrezikuan për shkak te kontakteve. Plotë prej tyre janë edhe bashkëshort/ çifte dhe orari prej 12 orësh i detyroi t’i lënë fëmijët pa përkujdesje dhe te rrezikuar. Prandaj ju pyes edhe njëherë kur saktë do tu kryhen pagesa prej 300 eurosh dhe te gjitha orët shtesë. Pra jo 100 e 200 por për te gjithë 300 euro pa dallim. Ata nuk duhet te diskriminohen as brenda policisë”, tha Kadaj-Bujupi

Të ngjashme