Kadrijaj: Procesi i dialogut duhet të përfundojë vetëm me njohje të ndërsjellë, Serbia pa asnjë kusht t’i kthej të pagjeturit

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, në emër të grupit parlamentar tha se procesi i dialogut po bëhet transparent.

“Si po ktheheni prej një raundi të bisedimeve, po vini dhe po raportoni, por megjithatë po e shohim se për disa deputetë nuk është e mjaftueshme dhe po mundohemi me seanca të kohë pas kohe të ju thirrmi në interpelanca dhe debate”, tha ajo.

Ajo tha se Aleanca e përkrah dialogun siç e ka përkrahur çdoherë.

“Ne e përkrahim procesin e dialogut, e kemi përkrahura në vazhdimësi dhe e dimë që është një maratonë dhe mendojmë që këtij procesi të stërzgjatur të dialogut ti vije fundi”.

Më tej, ajo tha se si Qeveri e Republikës së Kosovës i kanë vendosur parimet se si duhet të dislokohet dhe çka nuk duhet të dialogohet.

“Mendoj se duhet të vazhdohet me ato parime, sepse ky proces i dialogut duhet të përfundoi me njohjen reciproke të Kosovës. Nuk duhet të lejojmë të ndodh bosnjëzimi i Kosovës sepse është një model i keq, mendojë që edhe Evropa e ka pa, se një bosnjizim nuk është zgjedhje sepse në atë vend nuk përfundojnë konfliktet…”

Kadrijaj tha se duhet të respektohen kufijtë e 17 shkurtit 2008.

“Duhet të respektohen kufijtë e 17 shkurtit 2008, Kosova është njohur me ata kufij nga shumë shtete të botës”, tha Kadrijaj.

“Është dhe një verdikt i Gjykatës Ndërkombëtare që vet Serbia e ka dërguar që është legjitime pavarësia e Kosovës, që do të thotë janë legjitim edhe kufijt aktual të cilët i ka Republika e Kosovës”, shtoi ajo.

Gjithashtu, ajo tha se çështja e të pagjeturave është plagë e rëndë për Kosovën.

“Po hapet edhe temat e të pagjeturave kjo është një plagë e ran për Kosovën sepse e kemi 21 vite që ka përfunduar lufta dhe ende i kemi 1600 persona të pagjetur, por në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar Serbinë me na kushtëzua për çështjen e të pagjeturave për ndonjë koncesion që duhet të bëjë Kosova me të pagjeturit. Serbia duhet të bashkëpunojë dhe pa asnjë kusht duhet t’i kthej të pagjeturit, sepse është e drejtë legjitime e familjarëve që t’i gjejë të afërmit e vet dhe ti rivarros me nderime ashtu siç e meritojnë, në mënyrë që të kenë ku në nderim të veprës së tyre”, tha Kadrijaj.

“Duhet të diskutohet sa është vlera e reparacioneve dhe Serbia dhe të paguaj për dëmet e luftës”, përfundoi ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme