Kaq deputetë pritet të kenë partitë politike në Kuvend

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë të ditur se sipas rezultateve dhe votave të deritanishme, përfshirë votat e rregullta, votat me kusht, si dhe rreth 60% të votave me postë që janë numëruar deri tash, Vetëvendosje pritet t’i ketë 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës 19 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 8.

Deri në orën 09:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar mbi 33 mijë vota nga diaspora.

Lexoni të plotë postimin e Cakollit në Facebook:

Sipas rezultateve dhe votave të deritanishme, përfshirë votat e rregullta, votat me kusht, si dhe rreth 60% të votave me postë që janë numëruar deri tash, rezultati përfundimtar – me një marzhë të vogël të lëvizjes/gabimit – mund të jetë si vijon:

LVV – 49.9% – rreth 437 mijë vota -58 ulëse

PDK – 16.7% – rreth 147 mijë vota – 19 ulëse

LDK – 12.7% – rreth 111 mijë vota – 15 ulëse

AAK – 7.1% – rreth 62 mijë vota – 8 ulëse

LS – 5.1% – rreth 45 mijë vota – 10 ulëse

KDTP – 0.75% – rreth 6,500 vota – 2 ulëse

ADRIANA HODZIC – 0.74% – rreth 6,400 vota – 1 ulëse

VAKAT – 0.68% – rreth 6 mijë vota – 1 ulëse

RI – 0.46% – rreth 4 mijë vota – ulëse

IRDK – 0.40% – rreth 3,500 vota – 1 ulëse

NDS – 0.33% – rreth 3 mijë vota – 1 ulëse

JGP – 0.25% – rreth 2,200 vota – 1 ulëse

PDAK – 0.25% – rreth 2,200 vota – 1 ulëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme