Kelmendi porositë Kurtin ta lexoj librin e Omer ibn AbdulAzizit

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i partisë Fjala, i ka rekomanduar kryeministrit të vendit të lexoj librin e Omer ibn AbdulAzizit.

Postimi i plotë:

I nderuar kryeministër Kurti, lexoni pak për Omer ibn AbdulAzizin!
Njëri ndër udhëheqësit e drejtë të muslimanëve Omer ibn AbdulAzizi, gjatë udhëheqjes së tij brengosej jo vetëm për shëndetin e njerëzve por edhe të kafshëve.Përveç udhëheqjes së shtetit, kujdesej edhe për tokat ku kullosnin delet. Ai kishte thënë se frikësohem gjatë udhëheqjes time, mos ndonjë dele rrëzohet dhe e lëndon këmbën.Ai na ka treguar se çdo krijesë që ka shpirtë duhet të ketë kujdesin e merituar institucionalPo njeriu? Njeriu meriton shumë e ma shumë kujdes, respekt, dinjitet dhe mbështetje institucionale.
I nderuar kryeministër Kurti, vendi ynë sot po përballet me situatë shumë të rëndë, kemi thyer rekord me numër të të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19.


Ku është problemi?


I nderuar nderuar kryeministër Kurti të gjithë e dijmë që ke lexuar shumë për Leninin, Che Guevaren, Fidel Castron, Enver Hoxhën etj. Përveç kësaj i ke porositur edhe shokët dhe aktivistët tuaj të lexojnë për Leninin dhe të tjerët, por Lenini dhe të tjerët janë shembulli më i keq i udhëheqjes së shtetit në përgjithësi dhe në kohë të pandemive në veçanti.


I nderuar kryeministër Kurti gjeni pak kohë dhe lexoni për biografinë e disa prej udhëheqësve të drejtë të muslimanëve si: Ebu Bekrin, Omer ibn Hattabin, Omer ibn AbdulAzizin dhe të tjerët.Keni për të mësuar shumë nga jeta dhe vepra e tyre.Do ta kuptoni çka do të thotë drejtësia, shteti dhe jeta e njeriut.

Të ngjashme