Këshilltari i ish-presidentit: Thaçi dëshironte jetën e një profesori

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Ismajl Syla, këshilltar i Hashim Thaçit, ka treguar se sot ka vizituar familjen e Thaçit në Burojë të Skenderajt.

Në emision ‘Frontal’ në T7, Syla tha se ishte një vizitë e rëndë emocione, pasi prindërit e tij janë në moshë.

“Sot e vizituam familjen e tij. Ishte një vizitë e rëndë, prindërit e tij janë mbi moshën. Thaçi për prindërit është fëmijë e tij, edhe nëse është president, gjeneral apo çka do qoftë, gjithmonë do të jetë fëmija i tyre”, tha Syla.

Ai madje tha se Thaçi nuk mund t’ju përkushtonte familjes së tij dhe se ai e lakmonte jetën e një profesori, që të kishte një jetë mesatare apo të lexonte diçka.

Gjykata Speciale ia ka konfirmuar aktakuzën Hashim Thaçit dhe aktualisht ai gjendet në paraburgim në Hagë. 

Të ngjashme