Këshilltarja e Haradinajt zbulon prapaskenat e Samitit të Berlinit, tregon se çka bëri Edi Rama

Prishtinë | 26 Tet 2019 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Meliza Haradinaj, këshilltare e Kryeministrit në largim, ka thënë se Edi Rama kur ishte në Berlin bënte veprime për të rënë në sy.

Sipas saj, në Samitin e Berlinit Rama bashkë me presidentin Hashim Thaçin i kishin bërë presion Ramush Haradinajt të hiqte taksën ndaj Serbisë.

“Më pas vazhdoi pa ndonjë rol, duke ofsharë nëpër hollet e katit të 5të, e duke bërë gjestikulacione joserioze për një kryeministër për të shfaqur pakënaqësinë e tij për mungesë vëmendjeje, edhepse me mbathje atraktive”, ka shkruar Meliza Haradinaj, në Facebook.

“E vërteta është një, si privatisht, ashtu edhe publikisht: që Kosova nuk është mall as tokë që mund të shkëmbehet nga tregtarë aksidental!”,.

Ditë më parë, Edi Rama, kërceni Ramush Haradinajn se do ta padisë për shkak se akuzës së bashkë me Thaçin dhe Aleksander Vuçiqin kishin planifikuar shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ramush Haradinaj tha se qëndron prapa fjalëve të tij se Rama, Thaçi dhe Vuçiq kishin plane të tilla kundër Kosovës.

JA E VËRTETA E RAMËSDomosdoshmëria e zgjidhjes së nyjes Kosovë – Serbi, nuk i jep rol paternalist Edi Ramës që të…

Gepostet von Meliza Haradinaj-Stublla am Samstag, 26. Oktober 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme