Këta janë deputetët e Vetëvendosjes (Dokument)

Prishtinë | 29 Qer 2017 | 14:47 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 32 mandate, koalicioni PAN do të ketë 39 sish, ndërsa koalicioni LDK-AKR do të ketë 29 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Shefja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, në një konferencë për media ka shpallur rezultatat përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.

Nga to del se koalicioni PDK-AAK-NISMA ka marrë 33.74 për qind të votave(39 deputetë), Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 27.49 për qind të votave(32 deputetë), koalicioni LDK-AKR është votuar nga 25.53 të zgjedhësve(29 deputetë), ndërsa Lista Serbe ka marrë 6.12 për qind të votave(9 deputetë).

Depuetetët e Vetëvendosjes: Albin Kurti, Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Fisnk Ismaili, Donika Kadaj Bujupi, Rexhep Selimi, Adem Mikullovci, Dukagjin Gorani, Liburn Aiu, Ali Lajçi, Driton Çaushi, Sami Kurteshi, Besa Baftiu, Faton Topalli, Ismajl Kurteshi, Salih Salihu, Fatmire Kollçaku, Mutaher Haskuka, Arbërie Nagavci, Frashër Krasniqi, Qendron Kastrati, Valon Ramadani, Arbër Rexhaj, Shqipe Pantina, Drita Millaku, Saranda Bogujevci dhe Fitore Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme