Komisioni për Administratë Publike rikthen në Qeveri Projektligjin për vijat llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura

Prishtinë | 18 Jan 2022 | 11:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal e ka rikthyer në Qeveri për rishqyrtim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura, raporton Ekonomia Online.

Kjo u bë e ditur në këtë komision, teksa anëtarët kërkuan që të rishqyrtohet metodologjia e këtij Projektligji.

Deputetja e VV-së, njëherësh kryetare e këtij komisioni, Daorsa Kica-Xhelili, tha se me shqyrtimin e këtij projektligji janë ngritur shumë shqetësime.

Kryetarja Doarsa Kica – Xhelili tha se rekomandimi është që t’i kthehet qeverisë në mënyrë qe të rishqyrtohet metodologjia.

“Me dhjetor 2021 kemi pasur shqyrtimin e këtij projektligji, janë ngritur shqetësime të ndryshime të projektligjeve me një projektligj të vetëm gjë që sipas tyre krijohet pasiguri juridike. Gjate debatit në këtë mbledhje dhe më diskutim me zv.ministrin e Punëve të Brendshme Bardhyl Dobra ne theksuam se duhet rishikojmë edhe praktikën e kuvendit”, ka thënë ajo.

Tutje ajo tha atë që e kanë diskutuar po i trajton paralelisht 4 agjencione të ndryshme. Ajo tha se është ngritur pyetja se a kemi të drejtë si komision të lëshohen në aspekte përmbajtjesore të agjencive.

“Ky projektligj nuk flet vetëm për aspektin strukturor, por ka hyrë edhe në aspektin përmbajtjesore të agjencive”, u shpreh ajo.

Mërgim Lushtaku tha se si opozitë ka një konsiderate për shqyrtimin e këtij projektligji, teksa kërkoi që të rikthehet dhe të bëhen plotësim ndryshimi.

“Ne e kemi për obligim që të rikthejmë projektligjin në fjalë, dhe të bëjmë plotësim ndryshimet sipas rregullores”, u shpreh ai.

Tutje kryetarja tha se edhe ministritë po i vendosin në pozita jo shumë të mira nga presioni për me kalu projektligje.

“Nuk është kjo një element i lehtë edhe për qeverinë, ekziston presioni për të vazhduar tutje”, tha Kica-Xhelili

Besnik Tahiri tha se opinioni ligjorë është goxha  i saktë, por tha se pyetja shtrohet se a kanë pasur një praktikë të ngjashme.

Propozimi që të rikthehet në Qeveri ky projektligj u votua me shtatë vota pro, një kundër dhe një abstenim.

Lexo më shumë:

Të ngjashme