Komisioni për Mjedis i largon mediet nga takimi me sindikatën e Autoritetit të Aviacionit Civil

Prishtinë | 26 Kor 2022 | 13:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarët e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, kanë larguar gazetarët nga mbledhja e paraparë të mbahej me sindikatën e Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC), raporton Ekonomia Online.

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli me përkrahjen e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, propozuan që këtë mbledhje ta mbajnë me dyer të mbyllura, për siç thanë se ato paraprake ishin mbajtur pa praninë e medieve.

“Duke marrë parasysh problemet në këtë institucion mendoj që problemet do të duhej të ishin të hapura edhe për mediat. Por që meqë nuk i kemi takuar me media as drejtorin e as bordin atëherë pajtoj të mos e takojmë me media as sindikatën”, ka thënë deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Ndërkaq, deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka thënë se takimi i mbyllur do të mundësonte që të diskutohen hapur problemet e sindikatës.

I vetëm përballë tyre, ishte deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i cili kundërshtoi largimin e gazetarëve nga kjo mbledhje.

“Nuk jam i vetëdijshëm që në ndonjë takim ne kemi vendosur t’i largojmë mediat besoj që as atëherë as tash nuk duhet t’i largojmë mediat”, tha Mustafa.

Lexo më shumë:

Të ngjashme