Komisioni për Punë të Brendshme mbështet aksionet e Policisë për sigurinë në trafik

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 11:06 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shqyrtuar raportin e punës së Komisionit për sesionin pranveror 2018.

Zëvendëskryetari, Rexhep Selimi, tha se puna e Komisionit për sesionin pranveror 2018 kryesisht ka qenë e mirë dhe ka qenë aktiv me planin e punës së Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

“Vlerësoj që komisioni ka bërë punën e vet, ka qenë aktiv në përputhje me planin e punës së kuvendit s’ka qenë i ngarkuar edhe pse situata ka qenë e ngarkuar me çështje sigurie”.

“Komisioni ka qenë në linjën e vet të punës dhe jemi munduar të jemi në komunikim me të gjithë për temat që kanë të bëjnë me siguri, siç ka qenë deportimi i shtetasve turq, por komisioni ka qenë në përputhje me agjendën e vet në këtë temë”, tha Selimi.

Selimi lavdëroi punën e kryetarit të komisionit dhe të anëtarëve dhe bashkëpunimin që kanë pasur edhe pse, siç tha ai, me bindje të ndryshme politike në mes vete.

“Ne si komision për mbikëqyrje mbështesim të gjitha ndërmarrjet dhe aksionet e veçanta të Policisë së Kosovës për sigurinë e jetës së njerëzve ne trafik, por ky vit ka qenë i rëndë sa i përket jetëve të humbura.  Kërkoj angazhim maksimal të policisë dhe të gjithë fajtorëve të tjerë, sepse fluksi i bashkatdhetarëve është më i theksuar dhe kërkoj angazhim më të madh nga policia që të bëjë gjithçka për ruajtjen e njerëzve në trafik”, tha Selimi.

Selimi tha se konsideron që ka qenë një vit me aksidente të shumta, të cilat kanë qenë të rënda dhe raste me peshë të rëndë për të gjithë shoqërinë, raporton EO.

Ai po ashtu tha se punimet në trafik kanë shkaktuar tollovi, të cilat shpreson të kryhen sa më shpejt dhe të mos ketë probleme në trafik.

Selimi tha se do të jenë më shumë të angazhuar në zbatimin e ligjeve dhe sesioni vjeshtor do të karakterizohet me mbikëqyrjen e ligjeve dhe kërkoi angazhim nga deputetët për sesionin vjeshtor, i cili, sipas tij, do të jetë më shumë dinamik.

Fatmir Xhelili pati një vërejtje për ekzekutivin. Ai tha se komisioni është dashur të jetë pjesë e disa prej aktiviteteve nga ana e FSK-së, në të cilat nuk është ftuar të jetë i pranishëm, edhe pse parashihet me ligj.

“Komisioni është dashur të jetë pjesë e aktiviteteve të rëndësishme të FSK-së dhe me takime që kanë mbajtur me delegacione të huaja”, tha Xhelili.

Daut Haradinaj e përkrahi vërejtjen e Xhelilit lidhur me mospraninë e komisionit në aktivitete të ndryshme që u takojnë të jenë pjesë.

Ai po ashtu tha se komisioni duhet të jetë i njoftuar me aktivitetet e tyre dhe para vetes të ketë kalendarin që i takon komisionit të dijë për aktivitetet e tyre dhe anëtarët e komisionit të jenë në dijeni dhe të mos presin ftesa nga ta për aktivitetet që u takojnë të jenë të pranishëm.

Të ngjashme