Komunat s’i realizuan projektet, njoftuan për dhënien e kontratave në prag të zgjedhjeve

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 13:46 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar tryezën më temë “Shpenzimet e parasë publike në kategorinë e subvencioneve dhe investimeve kapitale gjatë mandatit qeverisës 2018-2021”, raporton Ekonomia Online.

Naim Cahani, nga kjo organizatë ka prezantuar të gjeturat, duke sqaruar se në fokus kanë pasur aktivitete e prokurimit dhe projektet.  

“Janë realizuar edhe planet e prokurimit për vitin 2021 me fokus më aktivitetet e prokurimit në kontratat për punë si dhe projektet. Mitrovica e jugut ka dalë që është një ndër komunat që ka pas trend të rritjes. Komuna e Prishtinës 18.70%. Komuna e Prizrenit 5.9%”.

Ai tha se komuna e Ferizajt e kishte 12.51% më pak buxhet në vitin 2021 sesa në vitin 2020, përderisa numër i madh i komunave nuk kanë respektuar afatet kohore në realizimin e aktiviteteve të specifikuara në planin e tyre të prokurimit.

“Komuna e Prishtinës ka rritje te planifikimeve buxhetore ne kategorinë e subvencioneve 120.16%. Komuna e Prizrenit 98.90%. Komuna e Pejës dhe Gjilani kishin më së shumti rritje të planifikimit të buxhetit në kategorinë e investimeve kapitale 38.09% përkatësisht 24.96%”.

“Komuna e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt, Mitrovicë së jugut, Gjilanit dhe Gjakovës nuk kanë respektuar afatet kohore në realizimin e aktiviteteve të specifikuara në planin e tyre të prokurimit”.

Sipas tij, shumë komuna kanë njoftuar për dhënie të kontratave më afër muajit zgjedhor, e kjo sipas tij, mund të konsiderohet mundësi për e shfrytëzimit të pushtetit për të ndikuar në vullnetin e qytetarëve, raporton EO.

“Komuna e Prizrenit, Pejës, Ferizajt, Mitrovicës së jugut, Gjilanit dhe Gjakovës kanë përqendruar aktivitetet e njoftimit për dhënie të kontratës më afër muajit zgjedhor. Kjo praktikë mund të konsiderohet si mundësi e shfrytëzimit të pushtetit për të ndikuar në vullnetin e qytetarëve në proceset zgjedhore”.

Durim Halilaj, Drejtor për Buxhet dhe Financa në komunën Gjakovë tha se kanë punuar në vazhdimësi që të jenë më transparente dhe më të qasshme.

“Komuna e Gjakovës të gjitha dokumentacionet që lidhen me financa janë të publikuara më ueb faqe. Komuna e Gjakovës është e para që i ka publikuar edhe kontratat”.

“Ne si komunë jemi duke punuar që të kemi menaxhimit e kontratave”.

Isa Osmankaj, shef i zyrës së Prokurimit në komunën e Prizrenit tha se duhet bashkëpunim ndërmjet në planifikimin e buxhetit komunal.

“Komuna e Prizrenit në vitin 2021 ka pas një planifikim ambicioz ku ka përfshirë katër kategori, furnizimeve, shërbimeve, punëve dhe hartimin e projekteve”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme