Komuniteti ashkali kërkon përfaqësim sa më ta madh, premtojnë bashkëpunim në formimin e institucioneve

Prishtinë | 16 Mar 2021 | 15:25 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësuesit e komunitetit të ashkalinjve të Kosovës, kanë shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit  në formimin e institucioneve, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit që kanë pasur me fituesit e zgjedhjeve, Kurti e Osmani, ata kanë thënë se duan që ky komunitet të jetë sa më i përfaqësuar në Kosovë.

Qazim Rrahmani tha se ata kanë paraqitur kërkesat e tyre, por që s’kanë vë kushte. Ai tha se do të votojnë për zgjedhjen e presidentit.

“Kemi shprehur kërkesat tona, por nuk kemi pasur kushte. Duam që komuniteti ashkali të jetë sa më i përfaqësuar në Kosovë dhe të përmirësohet jeta e komunitetit tonë. Nuk janë diskutuar pazare politike e as çështje pozitash. Do të ketë vullnet politik që të për të na bërë pjesë të qeverisë. Votën për presidentin do ta japim patjetër”, ka  thënë Rrahmani.

Të ngjashme