Konfirmon KQZ-ja, gjatë javës përfundojnë pagesat për të angazhuarit në zgjedhje

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 15:29 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë kësaj jave pritet që të përmbyllet procesi i pagesë për rreth 22 mijë e 500 persona të angazhuar në ditën e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i tha Ekonomia Online se kanë proceduar për në ministrinë e Financave, listën e të gjitha komunave të anëtarëve të këshillave të vendvotimit dhe stafit tjetër.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka proceduar për pagesë në Ministrinë e Financave listat e të gjitha komunave të anëtarëve të këshillave të vendvotimit dhe stafit tjetër të angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit. Besojmë se gjatë këtyre dy tre ditëve do të përmbyllet transferimi i mjeteve nëpër llogaritë përkatëse”.

Ai ka sqaruar se ka raste kur mjetet janë kthyer për shkak të gabimeve si shënimin e numrit të llogarisë bankare, llogari joaktive, apo edhe llogari jopersonale.

“Sikurse në zgjedhjet e kaluara edhe në këto zgjedhje po kemi raste kur mjetet kthehen, çka do të thotë se pagesa nuk bëhet. Arsyet janë të ndryshme dhe të cilat kryesisht kanë të bëjnë me: gabime në shënimin e numrit të llogarisë bankare, llogari joaktive, apo edhe llogari jopersonale”.

Elezi tha se të gjithë ata që kanë ankesa duhet që t’i drejtohen Komisionit Komunale të Zgjedhjeve.

“Çdo person, të cilit nuk i kanë dal mjetet, duhet të komunikojë me Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku ka qenë i angazhuar gjatë këtyre zgjedhjeve. Aty duhet të paraqesë përmirësimet që duhen bërë në mënyrë që ta riprocedojmë/ridërgojmë për pagesë”.

Të ngjashme