Konjufca: Mogherini ka në dorë dialogun dhe padinë për Thaçin

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 18:10 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se nuk do ta votojnë projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Kosovës në procesin e dialogut me Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Ai në seancën e Kuvendit e Kosovës, ka propozuar që Kuvendi i Kosovës të bëj një dokument përmes së cilit ndalon çdo lloj negocimi të presidentit, Hashim Thaçi me Serbinë.

Sipas tij, Qeveria po i mashtron qytetarët.

“Duhet të konstatojmë se qeveria po i mashtron qytetarët, presidenti nuk ka kurrfarë kufizimi. Ai do vazhdojë negociatat me Vuciqin, kurdo që ata konsiderojnë që janë pjekë rrethanat. Këta tu e dëgju Hashim Thaçin, Hashim Thaçi tu dhënë konstruksione. Kuvendi duhet me nxjerrë një dokument që ia ndalon negociatat me Serbinë. Janë dy argumente pse duhet me bë, e para ka të bëjë me temat që ai po I hap në dialog. E kemi një president që në muajin shtator ka thënë që është duke negociu me Vuciqin kufirin 400km mes Serbisë dhe Kosovës. Kah i dolën 60 km më shumë presidentit tonë. Qysh mundet me shkuar presidenti jonë deri në këtë pikë të negociatave. Tash ka mbete me na kallxu a janë brenda Serbisë ato 60km a jashtë”, tha Konjufca, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është në konflikt me Gjykatën Speciale.

“Presidenti  jonë është në konflikt interesi me gjykatën special. Gjykata speciale e dijmë që është gjykatë e BE, Frederica Mogherini është shefe e dialogut ku është Thaçi aty Brenda dhe në të njëjtë kohë I ka mandate në gjykatës special që mujnë me u marrë edhe me presidentin tonë një ditë. Është konflikt i qartë i interesit. Sepse Mogherini në dorën e djathtë e ka dialogun në dorën e majtë e ka padinë me Hashim Thaçin. Ne vend të këtij ligji që është propozuar shumë më mirë është kuvendi me formuluar një që thotë se ky njeri nuk bën asnjë muhabet me bë me Serbinë”, tha Konjufca në seancën e Kuvendit.

Sipas Vetëvendosjes, ligji si i tillë nuk e prek punën e presidentit.

“Ironia është se kryeministri dha një intervistë dhe tha që në asnjë mënyrë nuk cenohet përmes këtij ligji roli presidentit që e ka me Serbinë. Vetë motivi pse me ardhë tek ky ligj ka qenë kjo iniciativë e rrezikshme e presidentit. Në të njëjtën kohë ky ligj nuk e ka prek fare punën dhe projektin e presidentit. Qeveria dhe kyedelegacion nuk e ka qartësu dilemën, a është ky delegacion grup mbështetës I presidentit apoë shtë me arsyetimin që ti merret nga duart dialogu me Serbinë. Unë mendoj ë është e para, që ky dialog është e Thaçit. Këtë po e mendoj edhe shefja e dialogut, Fredercia Mogherini, sepse letra që ajo dërgoi, iu tregoi se qysh ajo I trajton”, shtoi Konjufca.

�DREJTPËRDREJT – Vazhdon seanca pleanare e Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin, Projektligji për Paga, Projektligji për zyrtarët publik,etj.

?DREJTPËRDREJT – Vazhdon seanca pleanare e Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin, Projektligji për Paga, Projektligji për zyrtarët publik, etj.

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, February 2, 2019

Të ngjashme