Konsensusi i partive politike kyç në implementimin e agjendës evropiane

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 12:10 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga Qeveria e Kosovës po kërkohet  që të përshpejtohet zbatimi i reformave për implementimin e agjendës evropiane ERA II, raporton Ekonomia Online.

Katerina Lopo, zyrtare për politika, nga Zyra e BE-së në Kosovë, tha se është kyçe konsensusi i partive politike për reformat e agjendës evropiane për agjendën evropiane ERA II.

“Jam e kënaqur që po marr pjesë në këtë diskutim. Gjithashtu ne kemi një përfaqësuese tonën që ka punuar në ERA II. Do të përqendrohem te ERA II është miratuar nga Qeveria në verë. Për ne ERA është udhërrëfyes kyç për reforma në Kosovë. E kemi më të lehtë të përqendrohemi në reforma afatshkurtër. Është viti i pestë i zbatimit të Era. Kemi qeveri të re dhe Era të re. Jemi më shumë të përqendruar në zbatim të reformës. Ajo çka është ndryshe qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit. Migrimi është ndër prioritet e mëdha. Energjia dhe mjedisi për ndryshimin e klimës është e rëndësishme që Kosova të marr hapa në këtë drejtim. Kosova duhet t’i ndërmarr të njëjtën hapa si vendet tjera. Fokusohemi edhe në reformën zgjedhore sa i përket vëzhgimit të zgjedhjeve. Zbatimi i vendimit të gjykatës kushtetuese. ERA II do të përqendrohet në zbatimin e reformave dhe na nevojitet vullnet e gatishmëri në këtë drejtim. Ne do të ndihmojmë rreth monitorimit qeverisë. Ftojmë shoqërinë civile të na raportojë për sundimin e ligjit”.

Ndërsa, Blerat Deliu Kodra, anëtare e Komisionit për Integrim Evropian, tha se nga Qeveria Kurti ka pasur s’përputhje të prioiritizimit.

Tutje, ajon tha se nëse nuk arrihet konsensus nga partitë politike, disa reforma mund të kërkohen që të përsëriten.

” Pavarësisht që përfaqësojmë partitë opozitare kuptojmë këtë proces integrues. Vizitat që kam pasur në terren dhe shtete tjera por nuk do të them se do të revanshohemi. Partia që udhëheq me qeverinë nuk ka miratuar marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. E dimë saktë që na duhet të punojmë fort që këto reforma të jenë të thella. Ne sot kemi pasur takimin e dytë të delegacionit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit i cili do të jetë me 4 dhe 5 nëntor i cili po vonohet mjaft shumë. Plani i veprimit është votuar nga PDK për t’i dhënë mësim Qeverisë së tanishme se këto procese duhet të kenë gatishmëri politike. Veprimet do të zbatohen në një periudhë dy vjeçare. Lidhur me pritjet e zbatimit planit ERA II ka s’përputhje të prioiritizimit nga Qeveria. Disa prej prioriteteve të ERA I janë bartur në ERA II dhe nëse nuk ka vullnet të partive politike do të na përsëriten këto reforma”.

Edhe Venera Ramaj, nga ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, tha se fokusi kryesor i Kosovës duhet të jetë procesi i integrimit evropian dhe shtyrja e reformave përpara.

“Unë jam e lumtur që jemi mbledh për të diskutuar për tema të rëndësishme për jetën e gjithë qytetarëve të Kosovës. Për ne është kënaqësi që vazhdojmë me mbështet këtë proces. Një nga tri komponentët që fokusohemi është procesi i integrimit evropian. Roli i shoqërisë civile këtë proces është i rëndësishëm. Institucionet e Kosovës kanë deklaruar që fokusin e kanë agjendën evropiane. Por këto periudhë dy vjeçare kanë zgjatur shumë më shumë. Këto procese nuk janë të lehta por mendoj që Kosova është pjesë e programit të BE që mundësojnë që Kosova të ketë partneritet të afërt me ta. Unë mendoj që të punojmë më shumë këtë fushë”.

Demush Shasha, drejtori Insituti “Epik”, tha se e sheh shumë të vështirë suksesin e këtij procesi

“Dua të them disa gjëra për ERA I dhe ERA II. E para është kritikë për BE sepse ky proces deri sot vuan nga një incentivë e qartë për të ndërmarrë këto reforma. Politikanët janë arsyeshëm sepse nëse nuk ka përfitim nga reforma është vështirë me i bind për të ndërmarrë këto reforma. E shoh shumë të vështirë suksesin e këtij procesi për shkak të përvojës që kemi me liberalizim të vizave. Ekziston një hendek se çfarë kryeministri thotë dhe bënë. ERA thotë duhet të zvogëlohet numri i agjencive. Këto reforma vjen tepër të vështira mu bë sepse kërkojnë përkushtim politik”.

Delfina Elshani, Institutit i Prishtinës për Studime Politike, tha se institucionet nuk kanë arritur të zbatojnë 60% të prioriteteve të parapara.

“Shtylla me arritshmëri të lartë ka qenë e sundimit të ligjit ndërsa ajo me arritshmëri të ulët ka qenë arsimi. Institucionet nuk kanë arritur të zbatojnë 60% të këtyre prioriteteve. Ne kemi identifikuar disa ngecje në implementim, miratimi i ndryshimit të ligjit të partive politike, reforma e administratës publike dhe legjislacioni për largimin  e zyrtarëve për korrupsion. Kemi nisma që nuk janë implementuar, ligji për paga kodi i procedurës penale. Qeveria duhet të ndërroj qasje por duhet të ketë qasje në zbatim të reformave”.

Të ngjashme