“Kosova i Metohija”, referimi skandaloz dhe pronësia e shtetit serb – Kush është EPS-ja pronari i “ElektroSever”-it?

Prishtinë | 21 Qer 2022 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Me nënshkrimin nga zv/kryeministri Besnik Bislimi, në marrëveshjen për energjinë përmes së cilës synohet faturimi i energjisë në veri të vendit, Kosova pranon që këtë ta bëjë një kompani serbe që shtetit të Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohija”. Përveç kësaj, pronari i operatorit “Elektrosever” sipas regjistrimit zyrtar në ARBK, del të jetë Qeveria e Serbisë.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia sot kanë arritur marrëveshje për sektorin e energjisë elektrike. Firmat në marrëveshje i vendosën emsiarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçakzv/kryeministi Besnik Bislimi nga Kosova ndërsa nga pala serbe shefi i delegacionit të Petar Petkoviq.

Sipas marrëveshjes, kompania që do të bëjë faturimin e rrymës në komunat veriore është nga Serbia dhe jo kompani private serbe ashtu siç po theksohet nga Qeveria e Kosovës.

Të dyja palët kanë rënë dakord për 9 pika, por pikërisht në pikën e parë të marrëveshjes, specifikohet se parashihet që të bëhet licencimi i kompanisë serbe “Elektrosever” nga ZRrE-ja për faturimin e energjisë në veri.

Nga ajo që u nënshkrua në Bruksel, thuhet se mbikëqyrësi evropian do t’i ofrojë licencën e furnizimeve “Elektroserverit” serb, dhe kjo e fundit do t’i ofrojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat më të fundit për konsumatorët.

Nga regjistrimi zyrtarë në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, del se pronare e operatorit “Elektroserver” është kompania “JP Elektroprivreda Srbije Beograd”.

Madje është pronari i vetëm me 100% të aksioneve të saj, shkruan Gazeta Insajderi.

Kompania sipas ARBK-së është regjistruar në nëntor të vitit 2018, ka vetëm një punëtor dhe 10 mijë euro kapital.

Kjo kompani si aktivitet primar ka tregtinë e energjisë elktrike ndërsa si aktivitet sekondar, riparimin e pajisjeve elektrike.

Por jo vetëm në ARBK, por edhe në vet faqen zyrtare të këtij biznesit shkruan se ajo është themeluar nga Qeveria e Serbisë.

“Themelues i Elektroprivreda Srbije është Republika e Serbisë, dhe të drejtat ushtrohen nga Qeveria e Republikës së Serbisë. Organet e ndërmarrjes Publike të Industrisë së Energjisë Elektrike janë Bordi dhe Drejtori. Bordi mbikëqyrës dhe Drejtori emërohen nga Qeveria e Republikës së Serbisë. Ndërmrrja ka shtatë anëtarë të zgjedhur nga Drejtori”, shkruan aty.

Më skandaloze sesa kaq del edhe deklarata zyrtare që kjo kompani në sajtin e saj i referohet republikës së Kosovës si “Kosovë e Metohi”.

“PE EPS është një kompani e organizuar vertikalisht, e cila ka të drejta themeluese në dy filiale dhe tri ndërmarrje publike në Kosovë dhe Metohi. Që nga qershori i vitit 1999, EPS nuk ka mundur të menaxhojë kapacitetet e saj në Kosovë dhe Metohi”.

Të ngjashme