Kosovarët i lariten ngapak Dritan Abazoviqit

Prishtinë | 11 Maj 2022 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Pas zgjedhjes së Dritan Abazoviqit si kryeministër i Malit të Zi, kanë filluar edhe lajkat nga shqiptarët në Kosovë.

Abazoviq dje zhvilloi një intervistë për Klan Kosovën, ku njoftoi se do të shtyjë përpara shumë projekte madhore me rëndësi për zhvillimin e Malit të Zi. Këtu siç duket e ka parë mundësinë njëri prej sipërmarrësve më të njohur në Kosovë.

Behgjet Pacolli nuk ka hezituar që sot të ngrejë në qiell Dritanin, duke thënë se i ka “pëlqyer shumë” intervista dhe “vizioni i tij proaktiv”.

“Më pëlqeu shumë intervista mbrëmë e Dritan Abazoviqit, vizioni i tij proaktiv për Malin e Zi dhe rajonin. I uroj punë të mbarë!!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ndryshe, Pacolli njihet edhe si përkrahës i madh i politikave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Prej që fitoi tenderin për ndërtimin e Portit të Vlorës, Pacolli është hedhur në sulm duke mbrojtur Ballkanin e Hapur dhe politika tjera të Ramës në Kosovë.

Të ngjashme