Pjesëmarrja në votime nën 30% deri në orën 15

Prishtinë | 18 Dhj 2016 | 15:43 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në votimet e raundit të dytë për kryetar të Drenasit, votën e tyre e kanë hedhur 15 610 votues, që është më pak se 30 për qind e trupit votues në këtë komunë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti konferencën e radhës lidhur me raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit, për çka konkurrojnë Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj i Nismës.

Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se pjesëmarrja në votime e qytetarëve me të drejtë vote deri në orën 15:00 është: 15 mijë e 610 votues apo 29.69% nga 52 mijë e 569 votues sa përmban Lista Përfundimtare e Votuesve.

Deri në të njëjtën kohë në Raundin e Parë (04 dhjetor) patën votuar 14 mijë e 193 votues apo 27% e qytetarëve me të drejtë vote.

Gjithashtu, kryetarja Daka njoftoi se duke u mbështetur në informacione nga Qendrat e Votimi procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht.

Të ngjashme