KQZ do të hapë konkurs për zëvendësimin e Yll Buleshkajt, pas zgjedhjes së tij në krye të AKK-së

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 14:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve së shpejti do të shpallë konkurs për pozitat e zëvendës-kryeshefit Ekzekutiv në SKQZ-së dhe drejtorit Ekzekutiv të Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim. Kjo e fundit mbeti e zbrazet pasi në krye të kësaj Zyre ishte Yll Buleshkaj, i cili u zgjodh drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsion, raporton Ekonomia Online.

Pikë tjetër e rendit të ditës në KQZ, ishte edhe zëvendësimi i anëtarëve të Kuvendeve Komunale në: Pejë  Prishtinë, Podujevë, Dragash dhe Obiliq.

Gjithashtu, Këshilli për Operacione Zgjedhore, propozoi Raportin mbi implementimin e planit të punës së KQZ-së i vitit 2021, dhe hartimi i planit të punës se KQZ-se për vitin 2022.

Ilir Gashi anëtar nga PDK-ja ka thënë se buxheti është i mjaftueshëm  për miratimin e këtij projektligji.

Ndërsa Sami Kurteshi anëtar nga VV-ja tha se këto plane duhet të përgatiteshin shumë muaj më parë.

Të ngjashme