KQZ-ja merr vendim që votat e një vendvotimi në Runik të përfshihen në rezultatet përfundimtare

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 11:30 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën anëtarët me 6 vota pro dhe 3 abstenime kanë kaluar rekomandimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve që të hyjnë në rezultatet përfundimtare votat e një vendvotimi në Runik të Skenderajt, ku kanë munguar 450 fletëvotime, raporton Ekonomia Online.

Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, tha se këto fletëvotime duhet të procesohen nga KQZ-ja dhe të hyjnë në rezultatet përfundimtare.

“Në QNR të gjitha procedurat janë në përfundim janë procesuar në bazën e të dhënave të gjitha informatat. Votat përmes postës dhe votave me kusht dhe personave me nevoja te veçanta. 25 tetor në KQZ është sjellë rekomandimi për rinumërim në Skenderaj. Ky vendvotim mbetet në auditim dhe ende nuk ka ndonjë vendim për procesim”.

“Raportimi për humbjen e fletëvotimeve të papërdorura është bërë në ora 18:40, 20 minuta para se procesi i votimit të mbyllet dhe në orën 19:00 kur edhe mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, brenda kutisë së votimit kanë mbetur fletëvotimet e përdorura ndërsa jashtë kutisë së votimit dhe jashtë vendvotimit kanë mbetur fletëvotimet e papërdorura”.

Ai tha se të dy rekomandimet nuk e cenojnë renditje e subjekteve dhe nuk ka efekt në numrin e mandateve të subjekteve.

 “Për Vendvotimin 2114B/01R të cilit i mungojnë fletëvotimet e papërdorura dhe toleranca +/-3 tejkalohet deri në 450 (rubrikat në FPR) për shkak të mungesës së fletëvotimeve të papërdorura, Rekomandohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të rritet niveli i tolerancës në 450 vetëm për vendvotimin 2114B/01R në mënyrë që votat e rregullta brenda kutisë së votimit të votuesve të rregullt të cilat janë të shpërndara për subjekte dhe kandidatë dhe të cilat nuk kanë mospërputhje të përfshihen në rezultatet përfundimtare. Për Vendvotimin 2114B/01R të cilit i mungojnë fletëvotimet e papërdorura dhe toleranca +/-3 tejkalohet prej 450 fletëvotimeve, Rekomandohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të përjashtohet dhe rezultati i këtij vendvotimi të mos përfshihet në rezultatet përfundimtare”.

Të ngjashme