KQZ-ja përfundon numërimin e votave me kusht, fillon numërimi i atyre nga jashtë vendit

Prishtinë | 02 Mar 2021 | 11:22 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur të hënën në mesnatë procesin e numërimit të votave me kusht dhe mëngjesin e së martës ka filluar me numërimin e votave të ardhura përmes postës, raporton Ekonomia Online.

Sipas KQZ-së vota me kusht kanë qenë 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha nga janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime nga jashtët vendit. Ai ka thënë se pas numërimit të këtyre votave dhe disa procedurave të tjera, do të mund të shpallen rezultatet përfundimtare.

“Janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime të cilat do të numërohen këtu në QNR. Numërimi i votave me kusht, i atyre me postë dhe përfundimi i disa procedurave tjera në QNR, shënojnë fazën përfundimtare para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mund të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 shkurt. Po punojmë maksimalisht që të përmbyllim procesin e numërimit edhe të këtyre fletëvotimeve”, tha Elezi në konferencë për medie.

Lexo më shumë:

Të ngjashme