KQZ-ja pritet t’i publikojë rezultatet përfundimtare

Prishtinë | 27 Nën 2017 | 10:08 | Nga

Pas përfundimit të votave me kusht dhe me postë, KQZ-së i është hapur rruga që t’i bëjë publike rezultatet përfundimtare për kryetar të komunave.

Dje në QNR, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se ka mundësi që sot të publikohen rezultatet përfundimtare.

Ndryshe, dje QNR-ja ka përfunduar numërimin e votave me kusht, me postë dhe të atyre me nevoja të veçanta, ku janë përcaktuar kryetarët fitues për komunën e Prishtinës, Prizrenit, Istogut dhe Rahovecit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme