KQZ jep 90 % të rezultateve, prin PAN, VV del e dyta

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 01:30 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultateve nga numërimi 90,04% të vendvotimeve.

Nga rezultatet e pjesshme, koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) prin me 34,97%; e dyta tashmë ka dalë Vetëvendosje me 26,09%, kurse LDK-AKR-Alternativa ka marrë 25,63%.

Pas 82% të votave të numëruara, PDK prin me 10%

KQZ po vazhdon publikimin e rezultateve në faqen e saj online.

Nga 82,13% të vendvotimeve të numëruara, koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) prin me 35,27%; e dyta është LDK-AKR-Alternativa me 25,49%, kurse Vetëvendosje 25,46%.

KQZ publikon 54 % të rezultateve, PAN prin me 11.6 %

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon publikimin e rezultateve në faqen e saj online.

Nga 54,58% e vendvotimeve të numëruara, koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) prin me  36,33% (128 715 vota); e dyta është LDK-AKR-Alternativa me 24,73% (87 602 vota), kurse Vetëvendosje 22,89% (81 086 vota).

KQZ e nxjerr të parin PAN-in, LDK e dyta, VV e treta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve nga 29,72 % të vendvotimeve të numëruara.

Sipas këtyre rezultateve të pjesshme, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka 37,70% (69 496 vota); e dyta është LDK-AKR-Alternativa me 23,60% (43 503 vota) dhe Vetëvendosje 20,94% (38 606 vota).

Rezultatet preliminare të KQZ-së, PAN thellon diferencën

Sipas rezultateve nga nga 12.33 për qind e fletëvotimeve të numëruara, PAN prin me 36.24%, LAA ka 22.16 % dhe VV 18.45.

Në rezultatet e para preliminare të publikuara nga KQZ, prin koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN), e ndjekur nga LDK-AKR-Alternativa (LAA) dhe e treta është Vetëvendosje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke publikuar online rezultatet e zgjedhjeve të sotme, ku nga 12.33 për qind e numërimit të votave: koalicioni PDK-AAK-Nisma ka 36.24%, LDK-AKR-Alternativa 22.22 % dhe Vetëvendosje (VV) 18.24 %.

Deri më tani janë numëruar 68 913 fletëvotime

KQZ-ja nis publikimin e rezultateve, PAN prin me 35,79%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

Nga 26 686 fletëvotime të vlefshme të numëruara deri më tani, koalicioni PAN prin me 35,79% (9 542 vota); pason LDK-AKR-Alternativa me 18,99 % (5 063 vota); Lista Serbe është e treta me 16,31% (4 348 vota); Vetëvendosje me 14,53% (3 875 vota) e kështu me radhë.

Por, rezultatet ndryshojnë nga minuta në minutë.

Rezultat preliminare mund t’i ndiqni live KËTU

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme