KQZ publikon raportet financiare të partive politike për vitit 2019

Prishtinë | 02 Nën 2020 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportet e paaudituara
financiare të partive politike të cilat i përkasin vitit 2019.

Duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i raporteve vjetore financiare, proces i cili bëhet nga auditorë auditorë të cilët i përzgjedhë Kuvendi i Kosovës përmes Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin: “Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”.

Pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në ueb faqen e KQZ-së.
Vendimi i KQZ-së mbështetet në respektim të parimit të transparencës në raport me publikun.

Të ngjashme