Krasniqi: Drenica ka qenë dhe është zemra e Kosovës, e PDK ka qenë dhe është në zemrën e Drenicës

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkuar sot në Skënderaj, aty ku kjo parti fitoi pa balotazh të dielën. Ai atje u takua me kryetarin e zgjedhur, Fadil Nura e kryetarin e degës, Sami Lushtaku.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se PDK-ja ka qenë dhe është në zemrën e Drenicës, ndërsa i ka uruar qytetarët për fitoren.

Postimi i plotë:

Drenica ka qenë dhe është zemra e Kosovës e PDK ka qenë dhe është në zemrën e Drenicës. Urime të gjithë qytetarëve të Skënderajt për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës!
Shumë falënderues ndaj punës dhe përkushtimit të pashoq të të gjithë aktivistëve të partisë, të udhëhequr nga kryetari i degës, Sami Lushtaku, të cilët besuan dhe punuan për fitoren e kryetarit të ri të Komunës së Skënderajt, Fadil Nura.
Fadilit i uruam punë të mbarë në zhvillimin dhe transformimin e qytetit të lavdisë sonë kombëtare e historike. Respekt të thellë e të përhershëm për këtë komunë emblematike, e posaqërisht për Prekazin e Familjes Jashari, vendin e lavdisë së përjetshme, që i dha kombit tonë sakrificën e pashembullt, mbi të cilën është ngritur për të qëndruar përgjithmonë liria dhe shteti ynë sovran e demokratik.

Të ngjashme