Krasniqi: Isa Mustafa është fajtori kryesor për prishjen e marrëdhënieve Kosovë-ShBA

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka thënë se përgjegjës kryesor dhe fajtor për rrezikimin e prishjes së marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA’së është Isa Mustafa.

Krasniqi po e akuzon kryetari ne LDK’së, Isa Mustafën si përgjegjës kryesor për prishjen e raporteve Kosovë-SHBA, për shkak se ai e ka ditur se kryeministri i tanishëm Albin KUrti do ta ndjek politikën e vet të konfrontimit dhe të prodhimit të armiqve.

Sipas tij qasja e kryeministrit Kurti është ditur edhe më herët, kurse është Mustafa ai që po e mbështetë.

Postimi i Krasniqit:

Nëse ka një fajtor direkt për zhvillimet e ditëve të fundit Kosovë, që rrezikojnë prishjen e Kosovës me SHBA-të, ai person quhet Isa Mustafa. Pse? Sepse Albin Kurti vetëm po e ndjek politikën e vet të njohur të konfrontimit dhe të prodhimit të armiqve. Isa Mustafa e ka ditur shumë mirë se çfarë politikash ndjek Albin Kurti, ndaj ai është përgjegjësi kryesor, sepse Albini nuk po bën diçka që nuk është ditur se do ta bëjë. Zatën, Isa Mustafa është mësuar ta gjuajë gurin e ta fshehtë dorën. Ashtu ka ardhë aty ku është, nga ku tash po e rrezikon edhe të ardhmen e shtetit tonë.

Të ngjashme