Krasniqi: S’jam i sigurt nëse Kurti mund ta mbajë situatën nën kontroll, por e ka përkrahjen e PDK-së

Prishtinë | 08 Nën 2022 | 09:38 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti, tha se nuk ka marrë siguri lidhur me situatën në veri të vendit.

Ai ka folur edhe për planin franko-gjerman dhe hapat të cilët duhet t’i ndërmarrë Qeveria në të ardhmen.

“Siç e dini unë ia dërguar një letër kryeministrit lidhur me situatën në veri, kemi hy në situatë që nuk ka epilog të qartë dhe eskalimi është i mundur”.

“Patë diskutim si është situatë si ka ardh deri këtu, isha i interesuar të dëgjoj planet, nuk mund të them se dola me një siguri të madhe që Qeveri e di ku është duke shkuar dhe çka duhet të bëjë për të mbajtur situatën nën kontroll”.

“Në këtë moment Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme. Qeveria të ndërmarrë veprimet që i takojmë do ta ketë përkrahjen e PDK-së për veprime të cilat që e ruajmë sukseset pas pavarësisë me integrimin e komunitetin serb në të gjitha institucionet dhe ruajtjen e sovranitetit”.

“Mendoj që sot e kemi një situatë që ka mundur të shmanget, papjekuria dhe mungesa e koordinimit me aleatët duket sa kanë sjell momntum që mund të shmangej. Ne kemi diskutuar edhe për dialogun edhe për pozimin franko-gjermna”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme