Krejt fshati kalon në AAK, njofton Haradinaj

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 22:42 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur për disa aderime në partinë e tij.

Ai ka thënë se ka qëndruar sonte në konakun e Fazli Kastratit, në fshatin Maxharraj, ku sic ka thënë ai të gjithë banorët e fshatit nga sonte do të jetë pjesë e AAK-së.

Ky është shkrimi i plotë i Haradinajt:

Sonte në fshatin Maxharaj në konakun e Fazli Kastratit që e kisha paralajmëruar, u pritem nga i madh e i vogël.

Nga sot ky fshat do jetë AAK.

Kjo frymë e mbështetjës e meriton respektin më të madh.

Këta njerëz bujarë qe sot na u bashkuan dhe atyre që do na bashkohen në ditët në vijim, ju premtuam që do rrugëtojmë bashkë në të mirën e përbashkët.

Falemnderit fshatit Maxharraj dhe Fazli Kastratit.

Aleanca me vizionin e saj për shtet funksional dhe i pa nënshtruar ndaj askujt që e cenon sovranitetin e Kosovës po merr mbështetje të madhe tek populli.

Të ngjashme