Kritikat për 1 vjetorin e Qeverisë Kurti, krejt çfarë tha Abdixhiku

Prishtinë | 23 Mar 2022 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qenë i ftuar mbrëmë në Pressing të T7, ku ka folur për zhvillimet e fundit në vend. Cila ishte kërkesa e ndërkombëtarëve për klasën politike rreth zgjedhjeve në Serbi? Pse i tha Kurtit “lidhe zëvëndeskryeministrin”? Cili është parashikimi i tij për Qeverinë Kurti? Pse u rrënuan urat e bashkëpunimit me Qeverinë? Për të gjitha këto, është përgjigjur Abdixhiku.

Në këtë intervistë, Abdixhiku ka zbuluar kërkesën e komunitetit ndërkombëtar sa i përket zgjedhjeve serbe.

Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar u ka kërkuar klasës politike në vend që të mos bëhet temë politike mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

“Unë shoh vetëm pozicionin e qeverisë në relacion me partneritetin ndërkombëtar. Kjo është me rëndësi. Për të tjerat nuk është e rëndësishme. Unë po them që mënyra se si komunikon me komunitetin ndërkombëtar dhe njerëz që vijnë për enkas për këtë çështje. Për referendumin e kemi votuar një rezolutë në Kuvend që pozita e ka kërkuar. Unë po them që neve na duhet komunikimi me partneritetin ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Ai i ka bërë thirrje Kurtit që të mos përplaset me ndërkombëtarët dhe të mbajë lidhjet me aleatët në mënyrë që ata të mos kalojnë në anën e Serbisë.

“Ajo që na është thënë neve është që mos ta bëjmë çështje politike temën e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë. Pra mos ta bëjmë çështje të përplasjeve të brendshme. Kemi gjëra më të mëdha me të cilat mund të merremi se sa tavolinat e brendshme këtu. Kemi një rezolutë që e kemi votuar në parlament. kemi një qeveri që ka dhënë mesazh të vazhdueshëm në kauzat e veta në këtë çështje. Kemi një praktikë të mbajtjes së zgjedhjeve në partneritetin me ndërkombëtarët. Është përgjegjësi e vetme e qeverisë, e kryeministrit në këtë rast, këto fjalë të mëdha të tij t’i trajtojë e të mësoj nga realpolitika e vërtetë. Unë mund të them se partneriteti ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm. Nuk na duhet një përplasje me ndërkombëtarët dhe dërgimi i aleatëve tanë tek Vucici”, tha Pressing në T7.

Abdixhiku ka folur edhe për arsyen se pse i tha kryeministrit Kurti “lidhe zëvendëskryeministrin”. Ai thotë se pati ofendime nga zv.kryeministri Besnik Bislimi në Kuvend, andaj ai u detyra që të përgjigjet.

Abdixhiku: Nuk toleroj ofendime në foltore ndaj meje apo kolegëve

I pari i LDK-së thotë se zyrtarët e qeverisë ofendojnë kolegët nga ana e opozitës, duke shtuar se këto ofendime s’do t’i tolerojë.

“Më lejoni që të them se gjëja e fundit që dua të mbahem në kujtesë janë përplasje të tilla por ato bëhen të pashmangshme kur ka ofendime të tilla. Kërkoj që cdo përfaqësues i qeverisë, së paku këta që dalin në foltore, të kenë kujdes në fjalor. Nuk toleroj ofendime në foltore ndaj meje, apo kolegëve. Për këtë ju garantoj”, tha ai.

Parashikimi i Abdixhikut: Qeveria nuk do të përfundojë asnjë projekt madhor në mandatin e saj

I pari i LDK’së ka dhënë edhe një parashikim për Qeverinë Kurti. Sipas tij, Qeveria nuk do të përfundojë asnjë projekt madhor në mandatin e saj

Ai thotë se qeveria ka braktisur cdo kauzë të saj dhe se në vitin e saj të parë nuk u bë asgjë që vlen të përmendet.

“Viti i parë vetëm shkoi. Tash i kanë edhe dy vite. Viti i katërt është vit zgjedhor. Qeveria nuk do të përfundojë asnjë projekt madhor në mandatin e saj”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

Ai shton se projekti zhvillimor është i dobët dhe se nuk do të arrihet asgjë ndryshim i madh në asnjërin sektor.

“Financiarisht është i pamundur. Koha nuk e lejon. Më thoni, pas katër viteve si do të mbahej mend qeveria nëse nuk ka asnjë projekt madhor. Nuk ka. Edhe projekti zhvillimor lë shumë për të dëshiruar. Nuk po flas vetëm në ekonomi. Por edhe në arsim, shëndetësi e cdo fushatë tjetër”, shton i pari i LDK-së.

“Katër kriza globale e goditën Kosovën. Për asnjërën nuk ishte i gatshëm kryeministri dhe kjo qeveri”, përfundoi ai.

Abdixhiku: Rekomandimet për zbutjen e çmimit të derivateve janë refuzuar vetëm pse janë dhënë nga ne

Abdixhiku ka folur edhe për rritjen e çmimeve. Ai tha se kanë kërkuar nga qeveria për zbutjen e çmimit të derivateve në mënyrë që të ketë një stabilitet të çmimeve për një periudhë afatshkurtër, por se këto rekomandime janë refuzuar vetëm pse janë dhënë nga LDK-ja.

“Qeveria duhet t’u sigurojë qytetarëve tanë se vaj do të ketë, mos bleni me çmime të larta. Por edhe vaji s’është problemi kryesor. Sepse kostoja e vërtet është e lëndës së parë në Kosovë që janë derivatet.  Prandaj ne kemi kërkuar që veproni në zbutjen e çmimit të naftës, derivateve,  në mënyrë që të ketë stabilitet të çmimeve të menjëhershme për një periudhë afatshkurtër.

Këto rekomandime që i kemi dhënë kam bindje që janë refuzuar vetëm pse i kemi dhënë ne. Nuk ka arsye tjetër logjike sepse një javë më pas Maqedonia ka marrë masa të njëjta”, tha Abdixhiku.

Ai tha se përfituesi i vetëm i inflacionit të lartë është qeveria.

“Tani çmimet i ke të ngritura dhe të stabilizuara lartë. Cmimet e energjisë elektrike vijnë të larta, çmimet bazike të larta, qeveria vazhdon të merr taksa prej kësaj punë. I vetmi përfitues i një situate të tillë ekonomike të inflacionit të lartë është qeveria”, shtoi Abdixhiku.

Sa është reale rritja ekonomike e Kosovës sipas Abdixhikut

Për Abdixhikun, rritja ekonomike në Kosovë erdhi si pasojë e hapjes pas pandemisë. Ai shton se rritja mund të vërehet edhe në rajon, por që ai thotë se kjo rritje është vetëm në krahasim me vitin 2020 kur kishim mbyllje totale si pasojë e koronavirusit.

Abdixhiku thotë se pohimi i qeverisë se Kosova ka pasur rritje është i saktë, edhe pse nuk dihet sigurt për shifrat e sakta të rritjes, por se standardi i jetesës nuk është rritur për shkak të inflacionit.

“Rritja është reale. Kjo është si pasojë e boomit post-pandemik. Por duhet ta keni parasysh se kjo krahasohet me vitin 2020. Pra në vitin kur kishim mbyllje totale. Edhe vendet e rajonit dhe botë kanë rritje të madhe. Kjo për faktin se pas pandemisë erdhi hapja. Tash nuk e dimë saktë sa ka qenë rritja. Banka Botërore po thotë diku 7%. Bana Qendrore 9.9%. rritja erdhi edhe si pasojë e inflacionit. Çmimet u rritën. Por njerëzit e thjeshtë nuk e panë këtë rritje. Dilni dhe pyetni vetë. Rritja e çmimeve ka ndikuar tek standardi njerëzor”, tha ai.

Tutje ai shtoi se për rritje ekonomike mund të pyeten edhe qytetarët, të cilët sipas tij nuk kanë vërejtur ndryshim si pasojë e rritjes së çmimeve.

“Njerëzit nuk mund t;i gënjesh për standardin e tyre të jetesës. Shko tek ata dhe pyeti se a po jetojnë më mirë tash apo para një viti. Ata të tregojnë se nuk ka ndryshim. Në kohë inflacioni fiton vetëm qeveria. Me rritjen e çmimeve fiton vetëm qeveria me taksa”, shtoi ai.

Abdixhiku: Janë rrënuar urat e bashkëpunimit me Qeverinë

Në këtë intervistë, i pari i LDK’së ka thënë se janë rrënuar urat e bashkëpunimit me Qeverinë, duke treguar edhe arsyet për këtë.

Si arsye ka dhënë refuzimin e rezolutës për energji elektrike dhe refuzimin për diskutim për çmimet.

“Urat e bashkëpunimit potencial, pozitë me ne së paku, pas refuzimit të rezolutës për energji elektrike dhe pas refuzimit për diskutim për çmimet, janë rrënuar. Nuk do të ketë asnjë bashkëpunim në këtë drejtim përderisa dy çështjet më madhore për qytetarët tanë janë refuzuar në mënyrën më gjakftohtë të mundshme prej kësaj qeverie.

Kjo qeveri nuk mund të llogarit në stil të tillë qeverisës, përderisa ne e kemi ofruar konstruktivitetin tonë e në kthim kemi marrë refuzim abuzues me akuza të panikës që po shkaktohen te qytetarët tanë”, tha Abdixhiku.

Ai tha se Qeveria Kurti i ka kaluar limitet e bashkëpunimit.

“Jemi marrë me çmimet, me çështje të energjisë elektrike, për këto çështje kemi marrë akuza për ngritje të panikut që kanë refuzuar dhe të diskutojnë së paku dhe presin që neve të na kenë të gatshëm… Unë dhe LDK-ja jo (nuk do të jenë të gatshëm për asnjë temë). Kjo qeveri i ka kaluar limitet e bashkëpunimit. Kur t’i zgjedhin temat bazike për qytetarët tanë mund të flasim për çështje të tjera”, shtoi ai.

Të ngjashme