Kryeministri Hoti: Paguam nga 100 euro punëtorët e marketeve, furrave e barnatoreve

Ilustrim
Prishtinë | 19 Qer 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti është shprehur i lumtur që në dy javë ka arritur të realizojë pagesa për mbi 10 mijë qytetarët.


Hoti ka përmendur pagesën mujore prej 170 eurosh për ata që janë në marrëdhënie pune si dhe 130 euro për ata që kanë humbur punën, shkruan Reporteri.net.

Ndër të tjera, kryeministri ka theksuar se ka paguar me nga 100 euro shtesë për punëtorët e marketve, furrave e barnatoreve.

Njoftimi i plotë i kryeministrit Hoti:

Jam i lumtur t’ju njoftoj që brenda 2 javësh të punës intensive kemi paguar gjithsejt 10668 qytetarë

Nga 170 euro për paga mujore

Nga 100 euro shtesa për për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave, dhe barnatoreve

Nga 130 euro puntorëve që kanë humbur vendet e punës shkaku i pandemisë

Nga 130 euro për kompanitë që kanë regjistruar puntorë të rinj

Së shpejti ekzekutohet edhe pagesa 50% për qiratë e bizneseve.

Të ngjashme