Kryeministri Hoti të enjten udhëton në Bruksel, jo për dialog

Prishtinë | 22 Qer 2020 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës i lehtësuar nga Bashkimi Evropian pritet të rifillojë të enjten në Bruksel, raporton REL. Thuhet se 25 qershori është caktuar nga Lajçak, por nga zyra e kryeministrit thonë se Hoti shkon në Bruksel për vizitë bilaterale, jo për dialog.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të shkojë te enjten në Bruksel, por në vizitë bilaterale, jo për dialog, thonë burime të gazetës.

Vizita e Hotit në Bruksel organizohet dy ditë para takimit në mes të Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin amerikan.

Ndërkohē përfaqësuesi i posaçëm BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak ka qëndruar në Prishtinë dhe sot po qëndron në Beograd.

Lajçak tha në Prishtinë javën e kaluar se ai i dinte datat e dialogut, por se ai do t’i bënte publike ato pas konsultimit me palët. Lajçak të hënën po qëndron në Beograd ku është planifikuar të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq

Të ngjashme