Kryeministri shqiptar nis vizitën në Kosovë, takohet me Fatmir Limajn

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 13:18 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri shqiptar Edi Rama, vizitën në Kosovë e ka filluar me takim me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, raporton Ekonomia Online.

Të dy bashkë më pas do të drekojnë në një nga restorantet e Prishtinës. Në takim po marrin pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe ministri i Punëve të Jashtme Gent Cakaj.

Rama më pas takimin me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në orën 15:00. Nga ora 16:00, Rama do të takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, në orën 18:00 kryetarin e PDK-së Kadri Veseli si dhe në fund të ditës në orën 18:50 edhe presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Të enjten e kaluar Rama mbajti një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, ku foli për luftën e pastër të UÇK-së si dhe për komandantët të cilët shumë prej tyre janë edhe figura të rëndësishme politike e udhëheqëse ndër vite në Kosovë.

Të ngjashme