Kryesia e Kuvendit shqyrton pikat e rendit të ditës për seancën e radhës

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 14:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit ka mbajtur mbledhje, ku janë shqyrtuar pikat e rendit të ditës për seancën e radhës, raporton Ekonomia Online..

Në mesin e pikave që do të diskutohen është edhe Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike.

Po ashtu janë edhe disa pika të mbetura nga seancat e kaluara.

.        Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.

II.   Pika e papërfunduar nga Seancat plenare, të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25 e 28 shtator 2020:

 1.     Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

  • Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.
  • Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës,  z. Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,
  • Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës,
  • Votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”.

III. Përgatitjet për Seancën e re plenare:

1.     Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.     Pyetjet parlamentare,

3.   Shqyrtimi i Projektligjit nr. 07/L-031 për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2019, Pjesa e dytë Objektivi 1, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian,

4.   Shqyrtimi i Projektligjit nr. 07/L-034 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e personave të dënuar,

5.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar,

6.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-018 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

7.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-015 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

8.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2019,

9.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019,

10.  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019,

11.  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019,

12.  Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona.

Të ngjashme