Kryhet “saga” trevjeçare, demarkacioni kalon me 80 vota

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 18:52 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës i ka dhënë fund debatit trevjeçar, duke e votuar marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Me 80 vota pro, minimumin e nevojshëm, Kuvendi miratoi demarkacionin, në përpjekjen e pestë gjatë ditës së sotme.

Seanca u ndërpre katër herë më herët, pasi deputetët e VV-së hodhën gaz lotsjellës. 12 prej tyre u suspenduan me vendim të Kryesisë së Kuvendit, duke iu pamundësuar atyre pjesëmarrjen në këtë seancë.

Deputetët e përjashtuar janë: Ali Lajçi, Sami Kurteshi, Ismajl Kurteshi, Arbërie Nagavci, Valon Ramadani, Arbër Rexhaj dhe Shemsi Syla.

Më herët u suspenduan edhe Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Drita Millaku dhe Sali Zyba.

Përderisa kjo parti ka konfirmuar se janë arrestuar Arbërie Nagavci dhe Valon Ramadani.

Lexo më shumë:

Të ngjashme