Kuçi i reagon Gaxherrit: Të gjitha partitë duhet të dënohen, Ligji duhet të aplikohet për të gjithë

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 21:37 | Nga Ekonomia Online

Anëtarja e Partisë Social Demokrate, Natyra Kuçi, i ka reaguar ish-deputetës së Kuvendit, Besa Gaxherrit e cila kritikoi aksionin simbolik të PSD-së para Policisë.

Kuçi tha se argumenti i Gaxherrit është banal dhe i pasaktë.

“Për Besa Gaxherrin qenka patetizëm për ta theksuar faktin që në mënyrë të padrejtë qytetarët janë dënuar për pandemi nga policia teksa partitë po mbajnë tubime nën sigurinë e po kësaj policie. Është argument po aq banal sa dhe i pasaktë prej anës së saj”, shkroi ajo në profili e saj.

Tutje, Kuçi tha se duhet të dënohen të gjitha partitë politike, pasi siç thotë ajo rregullat duhet të aplikohen edhe te të pushtetshmit.

“Mirë shumë që është dënuar partia e juaj, Besa. Duhet të dënohen të gjitha. Mos të harrojmë, në fund të ditës, janë udhëzime që qeveria e LDK-së i ka kaluar dhe është e pështirë që këto udhëzime të mos vlej për të pushtetshmit”, tha ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme